Zion – Parku i kanioneve të mahnitshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Jehona e tingujve të pikave të ujit gjithandej përreth teje. Një shteg në mes të shkëmbinjëve të lartë formojnë një tunel të ngushtë që të çon te peisazhe tjera duke pikuar ujë. Ky është Parku Nacional Zion: ëndrra e çdo admiruesi të natyrës.

Zioni është epik: parku është me një varg sfidash, surpriza dhe bukuri që ju lënë pa frymë. Një sfidë e re natyrës mund të hasësh kudo përreth çdo cepi. Parku nacional gjendet në shtetin e Utah në pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara, përafërshisht dy orë me makinë larg Las Vegasit. Shumica e turistëve që e duan udhëtimin nxitojnë për ta vizituar Kanionin e Madh, por për aventurierët e natyrës parku Zion është një vend që nuk duhet humbur. Mund të jetë edhe vendi më i paparashikuar dhe më i preferuar i udhëtimeve tuaja.

Shëtitja në këmbë në rajonin Uljet e Engjëllit

Raoni Uljet e Engjëllit (Angel’s Landing) është thesari i Zionit. Kjo pjesë me një gjatësi prej 8 kilometrash që shkon deri në një kurriz dhe përfundon me një dalje të ngushtë me disa pjerrtësira të mahnitshme. Një seri zinxhirësh ju mundëson juve që të siguroheni edhe më shumë përgjatë udhëtimit në shtegun e mahnitshëm e po aq të rrezikshëm.

 

Zhyti këmbët në shtegun e Ngushticave

Kalo nëpër lumin i cili është i zhveshur nga shkëmbinjtë: Ngushtica është një nga vendet më spektakulare dhe mahnistëse në botë. Bregu i lumit që përshkon shtegun e e të ashtuquajturës Ngushticë është i shtruar dhe i kalueshëm për të gjithë, por përtej asaj, udhëtimi në këmbë vazhdon edhe nëpër ujë. Është e vërtetë, bëhu gati t’i lagësh këmbët. Udhëtimi i plotë në këmbë nëpërmjet grykës është i gjatë 25 kilometra. Turistët duhet të regjistrohen te qendra e vizitorëve  dhe vetëm një numër i limituar janë të lejuar për çdo ditë. Udhëtarët që janë më të përgatitur fizikisht mund ta kompletojnë shtegun 12 orësh për një ditë, por ne ju rekomandojmë  që të përgatiteni për ta kaluar natën në një nga vendet e kampit brenda kanionit. Nuk duhet githsesi që t’a kompletoni udhëtimin deri në fund për t’i shijuar bukurië spektakulare të Ngushticës.

Të notosh në “metro”

Është e arsyeshme që një park  i mbushur me kanione është një destinacion perfekt për një aventurë sfiduese. dega e majtë e vendit North Creek, që njihet githashtu edhe si Metro, është kanioni më i popullarizuar në Zion. Ndjek rrugën nga lartë-poshtë të kanioneve të ngushta, duke kaluar nëpër ujin e pishinave natyrale me ujë të ftohtë duke dalur kështu në disa labirinte të tuneleve. Pjesa më e rëndësishme e tourit është ku vendi i ashtuquatur si metro i poshtëm, një pellg në formë ovale ku muret e kanionit për pak sa nuk takohen mes vete. Për të përjetuar bukurinë e “metros” pa u lagur dhe pa notuar, merr rrugën nga poshtë-lartë. Kjo rrugë çon  në kanion nga ana tjetër dhe mund të kthehesh mbrapsht te pjesa e ulët prapë.

 

Të ngjitësh lartë – Muret prej rëre

Muret prej rëre të Zionit  janë të njohur në botë nga ngjitësit e maleve. Pothuajse i tërë parku është i rrethuar nga shumë shkëmbinjë 100 metrash të lartë që të ofrojnë shumë mundësi për t’u ngjitur nëpër ta. Shkëmbi i ngjitjes më i njohur është i ashtuquaturi Moonlight Buttress, njëri nga muret e rërës më të larta në botë. Ngjitja fillon gradualisht, por pastaj arrin në lartësinë pothuajse 200 metrërshe me ngitje vertikale.
Pranvera dhe vjeshta janë kohët më të mira për ta pushtuar Zionin, shmang verat e zjarrta dhe dimrat e ftohtë.